Zelensky thotë se vendimi i liderëve të BE-së është “unik dhe historik”

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se ai përgëzon vendimin e Udhëheqësve të Bashkimit Evropian që i dha Ukrainës statusin e kandidatit për t’u anëtarësuar në BE.
Duke cituar postimin në Twitter të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, që shpalli vendimin, Zelensky tha se ky është “një moment unik dhe historik” në marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Ukrainës.


Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba gjithashtu shkroi në Twitter se “Ukraina do të mbizotërojë. Evropa do të mbizotërojë.”
Në postimin e tij në Twitter, shoqëruar me një video të shkurtër, thuhej: “Sot shënon fillimin e një rrugëtimi të gjatë që do të ecim së bashku. Populli ukrainas i përket familjes evropiane. E ardhmja e Ukrainës është me BE-në. Ne qëndrojmë së bashku për paqen”./21Media

Back to top button