Zelensky thotë se vetëm diplomacia mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se lufta në Ukrainë mund të zgjidhet vetëm përmes diplomacisë.
Zelensky sugjeroi se vendi i tij mund të ishte fitimtar në fushën e betejës por se gjërat do të ndaleshin përfundimisht “në tryezën e bisedimeve”, shkruan BBC

”Konflikti do të jetë i përgjakshëm, do të ketë luftime, por do të përfundojë përfundimisht vetëm përmes diplomacisë”, tha Zelensky.
Tutje ai tregoi se kjo nuk do të ishte e lehtë pasi asnjëra palë nuk dëshiron të heq dorë nga asgjë.
Të martën, negociatori kryesor i Kievit, Mykhaylo Podolyak tha se bisedimet ishin në pritje./21Media
Back to top button