Aksidentohet me makinë presidenti Zelensky
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është përfshirë në një aksident me makinë. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i tij, Sergii Nykyforov.
Një makinë pasagjerësh u përplas me automjetin presidencial dhe shoqërimin e tij në kryeqytetin Kiev, tha Nykyforov në një deklaratë të shkurtër, transmeton rtv21.tv.
“Presidenti u ekzaminua nga një mjek, nuk u konstatuan lëndime serioze”, tha ai.
Drejtuesi i makinës që u përplas me autokolonë është marrë mjekim në vendngjarje dhe është larguar me autoambulancë.
Nykyforov tha se të gjitha rrethanat e aksidentit të trafikut po hetoheshin nga oficerët e zbatimit të ligjit. Ai nuk dha detaje të tjera.
Kjo vjen pasi Presidenti Zelensky, 44 vjeç, vizitoi të mërkurën qytetin e rimarrë të Izyum, një qendër kryesore logjistike në Ukrainën verilindore./21Media