Sot pesë shkolla në Gjakovë nisin mësimin

Pesë shkolla në komunën e Gjakovës nisin sot procesin mësimor. Kështu ka njoftuar zyrtarisht Drejtoria e Arsimit në këtë komunë. Shkollat që kanë dalë me këtë vendim janë: shkolla fillore “Mustafa Bakija”, shkolla “Fan. S. Noli” në Dujakë, shkolla “Emin Duraku”, “Fehmi Agani” dhe shkolla “Yll Morina”, thuhet në njoftimin e DKA-së përmes rrjetit social “Facebook”.
Drejtoria e Arsimit është informuar zyrtarisht nga drejtorët e shkollave që mësimi fillon nesër në këto shkolla:
1. Shkolla fillore “Mustafa Bakija”
2. ShFMU ” Fehmi Agani” cikli i ulët
3. SHFMU ” Emin Duraku” cikli i ulët
4.SHMU ” Yll Morina” pjesërisht
5.SHFMU ” Fan S.Noli” fshati Dujakë.
Nga data 25 gusht, shkollat janë në grevë në të gjithë Kosovën. Sindikatat po kërkojnë nga 100 euro deri në miratimin e Ligjit të Pagave./21Media

Back to top button