Zelensky: Veprimi rus në Donbas është “një politikë e qartë gjenocidi”

Ofensiva e intensifikuar e Rusisë në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës pasqyron “një politikë të dukshme gjenocidi”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të enjten.
“Ofensiva aktuale e pushtuesve në Donbas mund ta bëjë rajonin të pabanuar. Ata duan që Popasna, Bakhmut, Lyman, Lysychansk dhe Severodonetsk ta kthejnë në hi. Si Volnovakha, si Mariupol”, tha Zelensky.
Në qytetet më afër kufirit rus si Donetsk dhe Luhansk, forcat ruse “mbledhin të gjithë ata që munden për të mbushur vendin e të vrarëve dhe të plagosurve në kontigjentin okupues, transmeton rtv21.tv.
“E gjithë kjo, përfshirë deportimin e popullit tonë dhe vrasjet masive të civilëve, është një politikë e dukshme gjenocidi e ndjekur nga Rusia”, u shpreh ai.
Zelensky tha se ushtrimi i presionit ndaj Rusisë “është fjalë për fjalë një çështje e shpëtimit të jetëve” dhe se çdo vonesë, mosmarrëveshje ose propozim për “të qetësuar” Rusinë çon në “ukrainas të rinj të vrarë” dhe kërcënime të reja për të gjithë në kontinent./21Media

Back to top button