Zelensky viziton qytetin e vijës së parë të Bakhmut

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë një vizitë të paparalajmëruar në qytetin e vijës së parë të Bakhmut, ku forcat ukrainase dhe ruse kanë zhvilluar një betejë të ashpër disamujore.
Ai takoi trupat dhe shpërndau çmime për ushtarët, tha presidenca.
Për muaj të tërë, Bakhmut ka qenë një objektiv kyç për forcat ruse në rajonin e Donetskut dhe është dëmtuar jashtëzakonisht shumë.
Megjithatë, forcat ukrainase kanë mundur të frenojnë avancimin, shkruan BBC përcjell portali rtv21.tv.
Vizita është një shfaqje e rëndësishme e kundërshtimit dhe një demonstrim i mbështetjes për forcat ukrainase të përfshira në disa nga betejat më të ashpra në javët e fundit.
Udhëtimi i tij do të krahasohet me paraqitjet e fundit publike të presidentit rus Vladimir Putin i cili të hënën udhëtoi në Minsk për herë të parë në më shumë se tre vjet për të takuar presidentin bjellorus Alexander Lukashenko , një aleat prej kohësh.
Në pamjet video të shfaqura në kanalin Freedom TV në Telegram, Zelensky uroi trupat e tij.
“Unë mendoj se heronjtë e Bakhmutit duhet të ketë atë që ka çdo njeri, që gjithçka duhet të jetë në rregull për fëmijët e tyre, familjet e tyre, se ata të kenë të ngrohtë dhe të jenë të shëndetshëm,” tha ai.
Ai tha se rusët kishin humbur tashmë 99,000 trupa në luftë. Megjithatë, kjo shifër nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur dhe as Rusia dhe as Ukraina nuk e kanë zbuluar shkallën e plotë të viktimave të tyre./21Media

Back to top button