Zelensky vlerëson mbështetjen e Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky këtë të shtunë kanë zhvilluar një bisedë telefonike. Këtë e bëri të ditur udhëheqësi ukrainas, përmes një postimi në “Twitter”.
“Pata një bisedë telefonike me 🇦🇱 Kryeministrin @ediramaal. Foli për luftën kundër pushtuesve rusë. U diskutua për punën e përbashkët në kuadër të 🇺🇳. Ne vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këtë kohë të vështirë. Ne po bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund luftës. #StopRusia”, ka shkruar ai.


Pushtimi rus i Ukrainës ka hyrë në ditën e tij të 10-të. Numri i viktimave civile është ende i paqartë, por agjencia e OKB-së për refugjatët thotë se më shumë se një milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga 24 shkurti me miliona të tjerë në lëvizje./21Media

Back to top button