Zemaj bën selfie para ulëseve të VV-së

Gjatë kohës kur zilja binte pandërprerë dhe u bëhej thirrje deputetëve që të hynin në sallë për të vazhduar seanca e Kuvendit të Kosovës, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka vendosur të bëjë një selfie para grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ku të ulur në vendet e tyre ishin vetëm tre deputetë.

Pas pauzës 20-minutëshe ministrat erdhën, por në seancë kishte mungesë të deputetëve./21Media

Back to top button