Zemaj: Danimarka do të dhurojë 250 mijë vaksina për Kosovën

 
Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se Danimarka do të dërgojë 250 mijë vaksina falas për Kosovën.
Përmes një shkrimi në Facebook, Zemaj ka falënderuar Danimarkën duke thënë se është mirënjohës përgjithmonë.
“Danimarka nuk e harron Kosovën. Edhe një lajm i mirë në betejën kundër pandemisë COVID-19. Danimarka shteti mik i Kosovës, dërgon 250.000 vaksina falas për qytetarët tanë. Faleminderit shumë. Mirënjohës përgjithmonë. Miqësia në ditët e vështira është vlerë e veçantë dhe e paharrueshme. Nderim për popullin dhe shtetin e Danimarkës. Të bekuar me miqësinë Tuaj!”, ka shkruar Zemaj./21Media

Back to top button