Zemaj dërgon dy amandamente për buxhetin e 2022-ës

 
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka dorëzuar dy amandamente në Komisionin Parlamentar për Buxhet dhe Financa për ndarjet buxhetore për vitin 2022.
Zemaj ka thënë se njëri amendament ka të bëjë me financimin e qëndrueshëm të specializantëve të lëmisë së mjekësisë, stomatologjisë dhe psikologjisë klinike, kurse amendamenti tjetër për fëmijët pacientë me fibrozë cistike.
“Uroj që anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Financa si dhe deputetët e Paralmentit të Kosovës t’i përkrahin këto dy amandamente të arsyeshme”, ka shkruar Zemaj në Facebook./21Media
 

Back to top button