Zemaj diskutoi me bordin këshillëdhënës edhe për fillimin e mësimit

 

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka mbajtur takim me bordi këshillëdhënës për luftën kundër Covid-19 dhe Lulë Rakën.

Në këtë takim është biseduar edhe fillimin e vitit të ri shkollor, për çka Zemaj thotë se vendimet që do të merren do të jenë të bazuara në këshillat e profesionistëve.

“Në takimin me anëtarët e Bordit Këshillëdhënës për Luftën Kundër Covid19, me prof. Dr. Lul Rakën kryesues, analizuam gjendjen e krijuar nga pandemia, u prezantuan faktet shkencore, opinionet dhe propozimet se si të reagohet në javët në vijim për të menaxhuar dhe parandaluar përhapjen e virusit. Sikurse biseduam për realizimin e këshillave të dhëna nga ky bord. Jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, andaj të gjitha vendimet tona do të jenë të bazuara sipas këshillave të profesionistëve”, ka shkruar Zemaj në profilin e tij “Facebook’.

Zemaj ka treguar edhe se në këtë takim është folur rreth sfidave me të cilat po përballen, shtrirjen komunitare të Covid-19, numrin e të infektuarve, mbingarkesat spitalore dhe të personelit shëndetësor, infeksionet brenda spitalore dhe brenda koorporatave e agjensionëve të ndryshme, presionet nga sektori i ekonomisë, etj.

Bordi këshillëdhënës për luftën kundër COVID-19, ka ofruar rekomandime të masave dhe politikave për adresimin dhe zvogëlimin e pasojave afatmesme dhe afatgjata të Covid-19./21Media

Back to top button