Zemaj: Familjarët e të infektuarve i kemi larguar me polici nga klinikat

 

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Demi Murtezi në seancën e sotme ka ngritur si shqetësim faktin që personat e infektuar me COVID-19 po shoqërohen nga familjarët e tyre në Klinikën Infektive, atë të Pulmologjisë edhe spitalet rajonale.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se përkundër përpjekjeve të punëtorëve të kompanive të kontraktuara për sigurim fizik për moslejim të palëve në objektet shëndetësore kjo nuk është arritur, prandaj është kërkuar ndihmë nga pjesëtarët e Policisë së Kosovë.

Madje ai tha se me përfshirjen e policisë është zgjidhur ky problem.

Ky është një shqetësim i përgjithshëm, ka të bëjë pak a shumë edhe me kulturën tonë dhe ambientin me të cili jetojmë. E adresuat edhe ju dhe pyetja është pothuajse para një muaji e më shumë. Mund t’iu informoj se Shërbimi Spitalor Klinik Universitar në vazhdimësi përmes kompanisë të kontraktuar për sigurim fizik të objekteve kanë ndaluar prezencën e palëve në objektet shëndetësore e në veçanti praninë në klinikat ku ka rrezikshmëri më të lartë dhe ku trajtohen pacientët me COVID-19. Përkundër angazhimeve maksimale familjarët kanë gjetur forma alternative për të hyrë brenda. Kjo ka qenë arsyeja pse është kërkuar asistencë nga Policia e Kosovës përmes shkresës zyrtare në mënyrë që të asisojë në këtë drejtim. Policia e Kosovës tashmë është e kyçur në Klinikën Infektive dhe po asiston mjaftë mirë… Me kyçjen e Policisë së Kosovës kjo çështje është zgjidhur dhe nuk ka raste të tilla”, tha ai.

Edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku foli rreth kësaj problematike, ku tha se qeveria duhet të siguroj staf të mjaftueshëm për siguri për jetën e pacientëve.

Back to top button