Covid-19 i mori jetën fotografit të parë nga Drenasi, Agush Qorri. Këtë e ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale Komuna e Drenasit, ku kanë shprehur ngushëllime për familjarët.

“Pas një beteje të shkurtër me virusin covid-19, ka ndërruar jetë fotografi i parë në Drenas, Agush Qorri në moshën 80 vjeçare. Komuna e Drenasit, i shpreh ngushëllime familjes Qorri me rastin e humbjes së kryefamiljarit të tyre, Agush Qorri.”, thuhet në njoftim

Po ashtu bëhet e ditur se i ndjeri në luftën e fundit në Kosovë kishte humbur dy djemtë dhe bashkëshorten.

“Agush Qorri ishte baba i Xhevdetit dhe Shpendit, të cilët në moshë të re, në luftën e fundit me 1 Maj të vitit 1999 iu vranë nga forcat serbe, po ashtu edhe bashkëshortja e tij nga plagët e marra gjatë luftës, kishte humbur jetën. Agushi ishte fotograf, i pari në Drenas, qe me këtë zejë kishte filluar të merret që nga vitet e 60-ta.”, bën të ditur Komuna e Drenasit./21Media

https://www.facebook.com/komunadrenas/photos/a.441179485977216/3175561029205701/?type=3&theater