Zemaj i kundërpërgjigjet Vitisë: T’i kam dorëzuar dosjet për vaksinim

 

Ish ministri i shëndetësisë Armend Zemaj i cili është edhe anëtari i Komisionit për Shëndetësi i është kundërpërgjigjur ministrit aktual të Shëndetësisë, Arben Vitia në akuzën e tij se Zemaj nuk ka ofruar dosje dhe informacione për procesin e vaksinimit.

“Duhet të keni kujdes qoftë ne aspektin e masave qe pothuajse janë larguar tërësisht apo edhe në vaksinim. Kosova ka pasur një vit të vështirë fatkeqësisht pa ndonjë plan dhe po vazhdoni me vajtim dhe ankesa duke harruar pesë muajt e qeverisjes kjo nuk i’u bënë nder dhe nuk keni paraqitur as plan politik pse mendoj kështu e demantoj atë që jeni keqinformuar që me mos menaxhimin tuaj t’i thoni si të gjetura dy gjëra që ju i thatë që nuk janë të vërteta të gjitha dosjet për vaksinat përfshirë procesin e negociatave dhe kërkesat në institucionet i’u kam dorëzua në pranim të detyrës dhe unë nuk kam pranuar asnjë dokumentacionin në planin qeverisës çka keni bërë me ato dosje përgjigjen mund ta gjeni tek stafi juaj unë kam qenë në Prishtinë. Po ashtu edhe stafi im është dashur vetëm një usb nëse keni dëshiruar informacione këtë të pavërtetë nuk e di pse e thoni ndoshta e thoni për të mbuluar neglizhencën. Çdo informatë e kam përcjellur tek ju. Këtë të pavërteta të mos e thuani pa asnjë arsye se kërkoni ato dokumente dhe të gjitha ua kam ofruar me shumë dashamirësi. Procesi i vaksinimit nuk mbikëqyret nga ju, ka shumë të meta. Shpresoj që kjo të ndryshohet kemi parë grumbullimet nuk po shohim informacione për qytetarët, po mungon një fushatë sensibilizuese për vaksinimin”, tha ai.

Zemaj ka komentuar edhe kritikat e ministrit Vitia për mungesën e buxhetit.

“Nuk kam folur as në të kaluarën për buxhetin mangësi buxhetore kane qenë gjithmonë nuk janë të reja janë adresuar me seriozitet sipas nevojave keni fituar më datën 14 shkurt dhe mandatin e keni marr në mars si qeveri dhe ministër nëse ka mangësi mund ti adresoni dhe ka mbetur edhe si pjesë e dinamikës në rishikim të buxhetit, pjesa e parë buxhetore i plotëson të gjitha kapacitet për furnizim me barna. Mungesa e insulinës është evidente”, tha ai.

Për specializantët e punësuar në kohën e tij, Zemaj tha se “ procesi i specializimit në mungesë të pesë viteve është ndër proceset më të suksesshme që i ka bërë MSh-JA, jo Armend Zemaj. Çdo vit nga oda e mjekeve janë çregjistruar 150 mjekët të rinj qe e kanë lëshuar Kosovën me marrjen e mandatit kam kërkuar jo që kam insistuar kanë pjesë orograme gjithçka që ka qenë e evidentuar ka qenë në bazë të planit strategjik të planeve zhvillimore të te gjitha institucioneve që dërgojnë kërkesa. Për t’iu demantuar juve se është e mbingarkuar nuk e di kah i merrni këto informacione apo tendencioze”, tha ai.

Back to top button