Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot vizitoi disa shkolla, për të parë se në çfarë niveli është respektimi i masave anti-Covid-19.

Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se respektimi i masave ishte në nivelin e duhur.

Zemaj ka shprehur shqetësimin e tij për grumbullimin e prindërve në oborr të shkollës  “Ismail Qemali” në Prishtinë. Ai ka kërkuar nga prindërit që mos të shkaktojnë grumbullime në oborre të shkollave dhe i inkurajoj ata për kujdes të shtuar.

Ai gjithashtu ka treguar se çdo ditë do të jen në teren, pa paralajmërim në shkolla dhe institucione. /21Media