”Zemren” thotë Bardhi dhe Gjesti

Dy reperët e njohur, Bardhi dhe Gjesti sot kanë publikuar bashkëpunimin. Kënga e re e dyshës titullohet ”Zemren”, e cila është realizuar me videoklip nga XL Films.
Për tekstin dhe melodinë e këngës janë kujdesur vetë reperët. Ndërsa, për skenografinë është kujdesur, Gzim Blakaj.

Kujtojmë që, projekti paraprak nga Bardhi është ”SA MIRE PO DOKESH”, të cilën e ka sjellur në bashkëpunim me EAZ x XEN.

Ndërsa, më 1 tetor Gjesti e ka publikuar projektin e tij të titulluar ”Pandemia”, që mbetet projekti i tij paraprak./21Media

Back to top button