Zendaya merr vëmendje me veshjen e saj metalike në “Dune: Part Two”

Aktorja Zendaya njihet nga publiku për veshjet e saj eksperimentale në modë dhe që tërheqin vëmendjen.
Ajo kaloi të gjitha pritshmëritë kur në premierën e “Dune: Part Two” në Leicester Square, u shfaq me një kostum metalik, shkruajnë mediat e huaja.
Zendaya mori vëmendjen e publikut dhe u komentua shumë nga fansat për përzgjedhjen e këtij kostumi, transmeton rtv21.tv.
Mirëpo ajo nuk e mbajti shumë veshur kostumin, pasi që e zvendësoi atë me një fustan të thjeshtë të zi, gjatë shfaqejes që u mbajt në Londër, të enjten./21Media

