Kaloni te përmbajtja kryesore

Zeqaj: Përparim Rama ka shprehur ambicie për drejtimin e LDK-së

(Lajm i përditësuar)


Zeqaj “shp@rthen” ndaj Vetëvendosjes: Livadh me ua lënë jo…

Gazetari Florent Zeqaj, në emisionin “Click” në RTV21, tha se Kosova nuk është vetëm e Vetëvendosjes, derisa kritikoi këtë parti se nuk duhet t’u lihet “livadh” dhe çuarjen e shtetit “poshtë”.

”Vota nga njëherë del edhe në shesh, duhet me marrë votën në rrugë. Kosova nuk është e tyre. Këtu ka njerëz që e duan hakikat këtë shtet, nuk mundem këtë me bërë çka të duan me Kosovën mor bacë. Këta kanë ardhur duke sulmuar edhe me zollë Kuvendin e Kosovës. Unë nuk po them se duhet të jetë në të njëjtën rrugë, livadh me ua lënë jo, rahat me lëvizë, me pi kafet e me i marrë milionat jo, e me çu shtetin poshtë – jo more”, deklaroi ai./RTV21/21Media


Zeqaj: Vjosa Osmani e ka “djegur” veten politikisht

Gazetari Florent Zeqaj, në emisionin “Click” në RTV21, tha se Vjosa Osmani, sipas tij, ”ka djegur” vetveten politikisht.

Ai shtoi se shkaku është se Osmani nuk ka ditur politikisht ”të shesë mirë dëmin që Albin Kurti ia ka bërë Kosovës për 6 vjet si kryeministër”.

”Vjosa Osmani e ka djegë vetvetën, për shkak se nuk ka ditur politikisht me shitë mirë dëmin që Albin Kurti ia ka bërë Kosovës për 6 vjet si kryeministër. Është përgjegjësi puro e saj, e stafit të saj menaxhues, e këshilltarëve të saj, sepse nuk ka ditur të zbërthej të vërtetën për të cilën ajo o dinë, që garant e di, o nuk ka pasur guxim të thotë, o ska ditë të thotë”, u shpreh Zeqaj.

Ai shtoi se pritjet e qytetarëve dhe elektoratit të LDK-së kanë qenë më të mëdha ndaj saj.

”Populli dhe votuesi i LDK-së ka pritur më shumë prej Vjosa Osmanit”, theksoi Zeqaj në ”Click”/RTV21/21Media


Zeqaj: Përparim Rama ka shprehur ambicie për drejtimin e LDK-së

Gazetari Florent Zeqaj, në emisionin “Click” në RTV21, tha se situata brenda LDK-së është po aq e ndërlikuar sa ajo në PDK. Ai shtoi se Përparim Rama ka shprehur publikisht ambiciet për drejtimin e LDK-së.

“Situata në LDK është goxha e komplikuar, po aq sa është në PDK. Është përfolur që është bërë gati në atë kohë me u shkarku Abdixhiku para se të shkoj Kosova në zgjedhje. Do të thotë diku javët e fundit ka qenë plani që Lumir Abdixhiku të tentohet të shkarkohet, nëse arrihen votat e delegatëve”, tha Zeqaj duke shtuar se po punohen në këtë plan

Ai shtoi se, Lumir Abdixhiku mund të shkarkohet në një kuvend të jashtëzakonshëm.

“Po. Ambiciet politike, sa kam informacione, për ta marrë drejtimin e LDK-së i ka shprehur publikisht zoti Rama”, tha ai./RTV21/21Media


Zeqaj- Mihalit: Kush je ti dhe çfarë do prej Kosovës?

Gazetari Florent Zeqaj, në emisionin “Click” në RTV21, për përplasjen e Ramës me Mihalin tha se nuk është e mirë për shëndetin e Kosovës.

“E kam pritur një përplasje të tillë dhe, realisht, një frymë të tillë në spektrin politik në Kosovë. Kjo nuk është e mirë për shëndetin e shtetit të Kosovës”, deklaroi ai.

Duke folur për Dejona Mihalin, Zeqaj tha se institucionet e shtetit duhet të japin sqarime.

“Për Dejonën, kjo është një figurë për të cilën institucionet e shtetit – AKI-ja, Policia dhe Prokuroria – do të ishte dashur të jepnin sqarime. Sa kam unë informacione si gazetar, ajo në kohën e Isa Mustafës ka qenë e shpallur non grata dhe është dëbuar nga shteti i Kosovës.”, tha Zeqaj.

Ai shtoi se, sipas tij, lind pyetja: “Kush je ti dhe çfarë do prej Kosovës? Cili është kontributi yt për çështjen kombëtare? Cili është misioni yt?”./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button