Zeqiri e quan shpresëdhënës takimin me ministrin Sveçla

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri theksoi se janë shqyrtuar 14 kërkesat e policisë në takimin me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Zeqiri tha se takimi ka qenë shpresëdhënës dhe është vendosur që kërkesat e Policisë së Kosovës do të analizohen se cila do të plotësohet shpejt dhe cilat më vonë.

Ai tha se shpreson që situata të vazhdojë me dialog deri në plotësimin e kërkesave.

Po ashtu, Zeqiri shtoi se është koha që të përmirësohet  mirëqenia e policisë së Kosovës. Ai tha se takimi i radhës do të realizohet  në janar të vitit të ardhshëm.

Ndërkaq, Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese (NjSI) dhe policë nga sektorë të tjerë dhe sindikata e tyre, para dy javësh kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës për të kërkuar plotësimin e kërkesave për shtesat e rrezikshmërisë, pagat, veshmbathjet dhe përkujdesje për mirëqenien e familjarëve të policisë.

Back to top button