Zëri i Amerikës: Kosova do të ftohet në Samitin e Bidenit për Demokraci?

 
Kosova dhe Serbia me shumë gjasa do të ftohen në Samitin për Demokraci, që organizohet nga presidenti amerikan Joe Biden, ka mësuar Zëri i Amerikës nga një burim në Uashington.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë informacion.
Disa javë më herët, mediumi amerikan “Politico” publikoi një listë prej 100 shtetesh që janë ftuar nga Bideni për Samitin e dhjetorit. Aty nuk figuronin Kosova, Serbia dhe Bosnja nga Ballkani dhe kjo nxiti reagime të opozitës dhe shoqërisë civile.

Back to top button