Zero tolerancë! Këngëtari i njohur në telashe me Policinë

Artisti i njohur, Jason Derulo si duket është futur në telashe, pas një “përleshje” me dy djem.
Jason e dëshmoi që ka zero tolerancë për ata që e ngatërrojnë me ndonjë artist tjetër.
Të dy djemtë menduan se ai ishte artisti Usher, e si duket kjo nuk i pëlqeu aspak Derulos.
Mësohet se, Policia me të marrë informacionin arritën në vendngjarje, transmeton rtv21.tv
Gjithashtu, është bërë e ditur se njëri nga djemtë bëri shaka me Jason, duke thënë me zë të lartë “Hey, Usher! K**ë” – kjo ishte ajo që bëri që situata të eskalojë.
Derulo pa u menduar goditi djalin. Por, nuk mori fund këtu, Jason po ashtu goditi edhe tjetrin pak minuta më vonë, pas kësaj duhej ndërhyrja e sigurimit./21Media

Back to top button