E dini cilat janë fotografitë më të pëlqyera të Instagramit?

Instagrami pa dyshim është një ndër rrjetet sociale më të përdorura.
Kështu, në listën më poshtë gjeni disa nga fotot më të pëlqyera të Instagramit.
Kylie Jenner ka mbajtur për kohë të gjatë rekordin për foton më të pëlqyer të Instagramit, por një vezë e ndryshoi tërësisht rrjedhën dhe ia mori trofeun asaj.
Më 4 janar të vitit 2019, në Instagram u publikua një foto e një vezës dhe nisi kampanja për ta bërë atë foton më të pëlqyer në këtë rrjet social.
Në pak kohë, veza theu rekord, duke u bërë fotoja me më së shumti pëlqime.

Në këtë listë hyn futbollisti, Cristiano Ronaldo i cili publikoi një fotografi me bashkëshorten e tij, ngjitur me lajmin se janë në pritje të binjakëve.

Reperi XXX Tentacion – fotografia e tij e fundit e publikuar në Instagram, rënditet në mesin e fotografive më të pëlqyera në rrjet, transmeton rtv21.tv

Reperi vdiq në qershor të vitit 2018.
Fotografia e artistes, Ariana Grande nga martesa e saj me Dalton Gomez, është ndër më të pëlqyerat gjithashtu.

Këngëtarja kurorëzoi dashurinë e saj me martesë në maj të vitit 2021.
Kylie Jenner, zbuloi se është shtatzënë me fëmijën e dytë dhe se Stormi po bëhet me motër/vëlla.
Billie Eilish për herë të parë bjonde – kjo fotografi e artistes mori shumë pëlqime, duke hyrë kështu në listën e fotografive më të pëlqyera.

Lionel Messi – foto nga transferi zyrtar i tij në Paris Saint-Germain nga ekipi katulanas, Barcelona, transmeton rtv21.tv

Përsëri Messi – foto nga prononcimi i tij për media se zyrtarisht do lë ekipin e Barcelonës.

Cristiano Ronaldo – fotografi pas transferit të tij në Manchester United, nga Real Madrid.

Khaby Lame – publikoi një video në Instagram, video e cila iu bë virale dhe ishte si dëshmi që famën që mori në TikTok, mund ta kishte edhe në Instagram./21Media

Back to top button