Zëvendësimet e AAK-së në listën zgjedhore

 

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka zëvendësuar emrat e tre kandidatëve për deputetë të cilëve nuk iu është lejuar kandidimi për shkak të problemeve me ligjin. Këtë e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar nënkryetari i AAK-së, Amhet Isufi.

Ai po ashtu bëri të ditur edhe emrat të cilët do të zëvendësohen.

“Kandidati me nr rendor 20 Gani Dreshaj, zëvendësohet me kandidatin Bashkim Kaliqanaj, Kandidatja me nr rendor 70 Shqipe Kastrati, zëvendësohet me kandidaten Albana Kastrati, Kandidati me nr rendor 74 Rrahim Ajeti, zëvendësohet me kandidaten Amire Ajeti”, tha ai për portalin rtv21.tv

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa,  vendos për ankesat e partive politike, për mos certifikimin e listave me kandidatë për deputetë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Megjithatë vendimi për AAK-në nuk është publikuar ende./21Media

 

Back to top button