Hoti flet pas vendimit të PZAP-së

 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka folur pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa,  ne lidhje për moscertifikmin e kandidatëve që kanë probleme me ligjin.

Hoti ka thënë se të gjithë kandidatët për deputet duhet të trajtohen njësoj.

“Atë që mund të them është se ligji është për të gjithë, duhet të trajtohet njësoj për të gjithë kandidatët që garojnë në këto zgjedhje”, tha ai para medieve.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa,  vendos për ankesat e partive politike, për mos certifikimin e listave me kandidatë për deputetë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Megjithatë vendimi për AAK-në nuk është publikuar ende./21Media  

Back to top button