Zëvendësimi i Tuchel, këta janë emrat në listën e Chelseat

Klubi anglez, Chelsea, bëri zyrtare sot shkarkimin e trajnerit Thoma Tuchel, pas humbjes së befasishme në Ligën e Kampionëve kundër Dinamo Zagrebit.
Tuchel dhe Chelsea tani kanë ndarë rrugët, ku trajneri gjerman gjatë aventurës së tij në “Stamford Bridge” fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve, Super Kupën e Evropës dhe Kupën e Botës për klube.
Tani, po qarkullojnë spekulime të shumta për trajnerin e radhës që do ta marrë drejtimin e “Bluve” të Londrës.
Sipas gazetarit Rob Dorsett, Chelsea dëshiron që të bisedoj me Graham Potter, Mauricio Pochettinon dhe Zinedine Zidanen për rolin e trajnerit në klub.
Graham Potter momentalisht është trajner i Brightonit, kurse Pochettino dhe Zidane ende nuk janë të ngarkuar me ndonjë klub.

Back to top button