Ledri partneri i Sarës edhe në “Dancing with the stars”?

Transmetimi i spektaklit “Dancing with the stars” do të filloi së shpejti. Pjesë e këtij spektakli për herë të parë do të jetë edhe Sara Hoxha, derisa partneri i saj nuk është zbuluar ende.
Por, përmes disa postimeve në rrjetet sociale, Sara dhe Ledri ngritën dyshime se ata do të jenë partnerë edhe në vallëzim.
Kjo pasi ky i fundit e postoi në ‘InstaStory imazhin e Sarës derisa i ka shkruar “Partner kon e ki?”, ndërkohë Sara e ka ripostuar duke shkruar “Mos je gjë ti?”.
Ditët në vazhdim mbetet të shihet se a do e shohim Sarën dhe Ledrin bashkë edhe në kërcim.

Kujtojmë se, Sara dhe Ledri janë prindër të një vajze./21Media

Back to top button