Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian viziton Drenasin

Wieland do të bëjë homazhe në Prekaz

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland sot pritet të vizitojë Komunën e Drenasit.

Wieland nga ora 14:00 do të takohet me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovcin dhe drejtorët e Drejtorive Komunale.

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian nga ora 14:45 do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Wieland një vit më parë ishte shpallur qytetar nderi i Drenasit.

Back to top button