Zgjedhen drejtorët e katër Spitaleve të Përgjithshme të Kosovës
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka shpallur rezultatet përfundimtare për drejtorë të katër Spitaleve të Përgjithshme të Kosovës.
Në spitalin e Përgjithshëm në Gjilan drejtor është zgjedhur doktor, Arsim Emini. Në garë për këtë pozitë ishin edhe pesë kandidatë të tjerë të cilët janë vlerësuar më dobët se Emini.
Në spitalin e Përgjithshëm në Pejë drejtor është zgjedhur Fazli Shala. Në garë për këtë pozitë ishin edhe dy kandidatë.
Ndërsa doktoresha Luljeta Zhubi është zgjedhur drejtoreshë e Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës. Në garë për këtë pozitë kanë qenë edhe tre kandidatë të tjerë.
Për Spitalin e Vushtrrisë ”Sheikh Zayed” drejtoreshë është zgjedhur pulmulogia dr. Shefkie Shatri. Dr. Shatri që nga viti i kaluar ishte ushtruese detyre e drejtorit po në këtë spital.
Kandidatët e pakënaqur kanë të drejtë ankese brenda 15 ditësh nga shpallja e rezultatit./21Media

