Zgjedhet kryetari i LSI-së

Lëvizja Socialiste për Integrim e Shqipërisë zgjedh kryetarin e ri

Petrit Vasili është zgjedhur sot në postin e kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kurse  Monika Kryemadhi është zgjedhur nënkryetare e LSI-së. Ky ishte vendimi i sotëm i Konventës Kombëtare të LSI-së.

Petrit Vasili, duke folur në Konventën Kombëtare është shprehur se Shqipëria pa rininë është një Shqipëri e vdekur. “Prandaj kemi një LSI që vetëm rritet, një LSI që ka të drejtë të thotë që do të jemi forcë e parë”, tha ai.

“Konventa jonë mbahet në një moment delikat, të qartë krize politike, por dhe një moment i qartë për çdo shqiptar se kush është forcë e përgjegjshme politike. Është një moment ku çdo shqiptar kupton qartë se, cila është forcë e përgjegjshme politike dhe cila jo. Cila është e gatshme të sakrifikojë për vendin dhe cila jo. LSI dhe Ilir Meta kanë bërë gjithçka për të larguar këtë krizë dhe të tjera para kësaj”, tha Vasili.

Ndryshe, kryetari i ri i LSI-së u zgjodh pasi që kryetari i deritanishëm Ilir Meta dha dorëheqje nga ky post, për shkak të marrjes së postit të Presidentit të Shqipërisë

Back to top button