Zgjedhja e mjekut familjar, vazhdon aplikimi

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se po vazhdon aplikimi për përzgjedhjen e mjekut familjar.

Ministria ka bërë të ditur se për të bërë përzgjedhjen e mjekut familjar duhet që të keni aktiv një profil në platformën e-Kosova, shkruan rtv21.tv.

“Ky pilot projekt ka filluar zbatimin në 4 komuna: Prishtinë (QMF5 – Ulpianë dhe QMF6 – Bregu i Diellit), Prizren, Lipjan dhe Istog dhe do të zgjatë deri më 01 mars 2024”, ka shkruar Ministria e Shëndetësisë në “Facebook”.

Kujtojmë se aplikimi për përzgjedhjen e mjekut familjar përmes platformës dixhitale e-Kosova ka filluar më 9 janar./21Media

Back to top button