ZGJEDHJET 2021: Pse po ngec verifikimi telefonik?

Nga mbi 174 mijë aplikime nga mërgata për votues KQZ-ja bëri mbi 48 mijë thirrje telefonike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani nuk e ka kryer as përafërsisht verifikimin telefonik të votuesve në mërgatë.

Të dhënat e KQZ-së tregojnë se nga mbi 174 mijë aplikime nga mërgata për votues deri në mesditën e sotme KQZ-ja ka bërë mbi 48 mijë thirrje telefonike me mërgimtarë, prej të cilave mbi tetë mijë e 400 mërgimtarë nuk e kanë hapur telefonin.

Mërgimtarët shprehin pakënaqësi për ecurinë e verifikimit telefonik të votuesve. (E pergaditi-  R T V  2 1 )./21Media

Back to top button