Votojnë britanikët, garë e ngushtë mes Mayt dhe Corbynit 

Zgjedhjet britanike nën hijen e terrorizmit

Nën hijen e dy sulmeve terroriste dhe nën masat e shtuara të sigurisë, në Britani sot po zhvillohen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Epilogu i zgjedhjeve do të përcaktoi se kush do të formësoi ardhmërinë e Britanisë, pas largimit të vendit nga Bashkimi Evropian.

Qendrat e votimit u hapën në orën shtatë të mëngjesit sipas kohës lokale, ndërsa do të mbyllën në orën 22. Britanikët do të kenë mundësi të përzgjedhin mes 3303 kandidatëve në 650 qarqe zgjedhore në të gjithë vendin.

Në garë janë partitë kryesore, Partia Konservatore e qendrës së djathtë, e kryesuar nga kryeministrja Theresa May, si dhe Partia Laburiste e majtë, e cila kryesohet nga Jeremy Corbyn, partia popullsitë dhe euroskeptike, Partia për Pavarësinë e Mbretërisë së Bashkiuar dhe Partia e Gjelbër.

Anketat në prag të zgjedhjeve dëshmuan se do të jetë kjo një garë shumë më e ngushtë, se sa që ishte para gjashtë javëve, kur May shpalli zgjedhjet, shkruan rtv21.tv

Përderisa anketat më të reja dëshmuan se konservatorët kanë vetëm një pikë epërsi ndaj laburistëve, disa ekspertë madje janë të mendimit se konservatorët nuk do të jenë në gjendje që të fitojnë shumicën absolute, gjë që do ti detyronte të kërkojnë përkrahjen e ndonjë partie të dytë për të formuar qeverinë.

Megjithatë, tani shtrohet pyetja se sa janë të besueshme anketat, duke pasur parasysh se në zgjedhjet e kaluara, të zhvilluara dy vjet më parë, prognozat dolën të gabuara, gjë që ndodhi edhe në rastin e referendumit për largimin apo mbetjen e Britanisë në Bashkimin Evropian, i cili u zhvillua vitin e kaluar.

Shumë analistë janë të mendimit se Mej është në epërsi, pasi që ka gjasa që të siguroi një kryesim të fuqishëm dhe stabil për procesin e Brexit-it dhe atë e forcon edhe fakti se rivali i saj, Corbyn nga shumë votues konsiderohet si i dobët dhe i paaftë.

Numërimi i votave do të filloi menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve, ndërsa nesër në mëngjes do të dihet epilogu i zgjedhjeve. Më pas, mbretëresha Elizabeta e Dytë do të kërkoi nga udhëheqësi i partisë që ka fituar shumicën që të merr përsipër funksionin e Kryeministrit dhe të formoi qeverinë e re./21Media

Back to top button