Warner tha se Trump e kërcënoi Comeyn

Sipas Mark Warner, Donald Trump e kërcënoi Comeyn më shkarkim nëse nuk ndal hetimet

Udhëheqësi demokrat në Komitetin për çështje inteligjence të Senatit amerikan, Mark Warner deklaroi sot se në deklaratën të cilën drejtori i shkarkuar i FBI-së, James Comey ia ka dërguar këtij komiteti në prag të dëshmisë së sotme, thuhet se presidenti i SHBA-ve Donald Trump duket se ka kërcënuar Comey se do të mbetet pa punë.

Reuters, i cili ka pasur qasje në tekstin me të cilin Warner sot do t’i drejtohet komitetit, transmeton se ai ka theksuar se Trump nga Comey ka kërkuar ndërprerjen e hetimeve kundër këshilltarit të tij të lartë.

Back to top button