Zgjedhjet britanike nuk ndryshojnë kalendarin e negociatave për Brexit

Negociata do të kryesohen nga Michel Barnier

Zgjedhjet e parakohshme britanike të 8 qershorit, të njoftuara nga kryeministrja britanike, Theresa May, nuk do të ndryshojnë planet e 27-ve për negociatat e ardhshme të Brexit, bëri të ditur për median britanike një zëdhënës i presidentit të Këshillit Evropian.

“Zgjedhjet britanike nuk do të ndryshojnë planet e BE-së”, deklaroi Preben Aamann, i pyetur në lidhje me ndikimin e këtij procesi zgjedhor në kalendarin e negociatave, ku zyrtarë evropianë janë shprehur se negociatat mund të nisin nga fundi i majit.

Liderët e 27 shteteve duhet të miratojnë më 29 prill, gjatë një samiti në Bruksel, udhëzimet e tyre negociuese në bazë të propozimeve të paraqitura tashmë nga presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Udhëzime më të detajuara të negociatave do të miratohen më pas nga shtetet anëtare të BE-së, pa Britaninë e Madhe, më 22 maj.

“Ky fakt do t’i mundësojë 27-ve nisjen e negociatave”, bëri me dije zëdhënësi.

Këto negociata do të kryesohen nga pala evropiane nga francezi, Michel Barnier, i përzgjedhur nga Komisioni Evropian dhe stafi i tij, në bazë të mandatit të votëbesuar./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button