“Zgjedhjet do të shtyjnë agjendën e dialogut në Bruksel”

Qeveria e Kosovës është shprehur e gatshme për vazhdimin e dialogut me Serbinë pavarësisht se vendi është në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare. Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga BE-ja presion më të madh ndaj Serbisë, të cilën e cilësoi palë destruktive. Tha se Qeveria zotohet për zbatimin e të gjitha obligimeve që dalin nga marrëveshja bazë. Ndërkohë, analistët politik vlerësojnë se për shkak të zgjedhjeve Qeverisë nuk i konvenon të ketë takime në Bruske për shkak se mund të ndikojë në humbjen e votave.

Shumë përpjekje pa asnjë rezultat konkret janë karakterizuar lëvizjet e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak për një takim midis Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak, mandati i të cilit përfundon për rreth katër muaj i ka përshkruar të vështira përpjekjet për t’i bindur palët për zbatimin e marrëveshjes për shkak të qëndrimeve të ndryshme rreth temave në dialog.

“Ndonëse nuk arritëm të pajtoheshim për agjendën e një takimi trepalësh, ne kemi diskutuar për çështje politike dhe teknike dhe kemi përshkuar hapa të rëndësishëm vijues për të udhëhequr diskutimin tonë të ardhshëm. Ndërsa dialogu ishte fokusi im primar në dy javët e fundit, unë mora pjesë edhe në disa aktivitete tjera”, tha Lajçak.

Kryeministri, Albin Kurti, pas një takimi gjatë ditës në Bruksel me drejtorin e përgjithshëm për zgjerim të Bashkimit Evropian tha se Kosova vazhdimisht ka qenë palë konstruktive dhe se e ka në interes përmbylljen e këtij procesi.

“Në këtë kontekst, Kosova zotohet që plotësisht të zbatojë të gjitha obligimet respektive që dalin nga Marrëveshja Bazike për Rrugën Drejt Normalizimit dhe Aneksi Zbatues i saj, përfshirë aty të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut. Detajet e implementimit do të diskutohen në dialog nën lehtësimin e BE-së”, tha Kurti.

Qeveria e Kosovës ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të bëjë më shumë presion mbi Serbinë që ta detyrojë për zbatimin e marrëveshjes bazë. Deputetja e Vetëvendosjes, Arjeta Fejza, tha se Qeveria është e gatshme për takime dhe zbatimin e obligimeve të saj në kuadër të dialogut. Sipas saj, zgjedhjet e reja në Kosovë nuk do të reflektojnë në agjendën e takimeve në Bruksel.

“Fakti që jemi në prag të zgjedhjeve nuk do të thotë se ndonjëri nga obligimet e Qeverisë të mbetet mbrapa. Ajo se çka kemi parë vazhdimisht është kemi gatishmëri pët t’i dal zot të gjitha obligimeve ku bënë pjesë edhe dialogu”, tha Fejza.

Por, ish-konsulli në Gjermani, Lutfi Bilalli, vlerëson se zgjedhjet e nëntë shkurtit do të zbehin interesimin e Qeverisë që të marr pjesë në proces të dialogut në Bruksel me Serbisë. Sipas tij, Qeveria është e vetëdijshme se pjesëmarrja në dialog mund të luaj rol tek votat.

“Në këtë kohë asnjë kryeministër nuk tenton që të marrë hapa të mëtejshëm në proces të dialogut sepse votimet që mbahen më 9 shkurt në Kosovë mund të luan rol. Tërë procesi i diallgut nuk do të vijë në shprehje deri pas zgjedhjeve. Mund të ketë oferta nga Lajcaku por këto takime mund të jenë vetëm formale”, tha Bilalli.

Deputetja e partisë në pushtet kritikon Serbinë për kushtëzimet që po i bënë ajo takimeve në Bruksel. Ajo ka kërkuar nga BE-ja të sqarojë për opinionin publik se Serbia është pala bllokuese e dialogut.

“Serbia po i kushtëzon mbajtjet e takimeve me temat që i përkasit. Pala kosovare ka qenë vazhdimisht konstruktive”, tha Fejza.

Ish-konsulli i Kosovës në Gjermani, Lutfi Bilalli, e quan mision të mundshëm synimin e Lajcakut për rezultate në dialog.

“Misioni i Lajçkaut i pamundshëm. Tash zonjës Kallas mund të sjellin një dinamik të re”, tha Bilalli.

Takimi trepalësh midis kryenegociatorëve në Bruksel dështoi për shkak se, siç u tha, pala serbe insistoi që në agjendën e takimit të futen edhe tema për asociacionin dhe veriun e vendit./RTV21/21Media

 

Back to top button