Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, Haliti: Nuk jemi të interesuar të humbin jetën policët tanë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ishte i ftuar në Click të RTV21, ku foli për zhvillimet në vend.
I pyetur se a duhet të mbahen zgjedhjet serbe në Kosovë, Haliti ka thënë se do t’ju pëlqente që zgjedhjet mos të mbahen në Kosovë. Mirëpo sipas tij duhet, nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet perëndimore e kërkojnë këtë, për të mos krijuar situata shkaku i rrezikut dhe dhënë shkas provokimeve.
Tutje, Haliti ka theksuar se “nuk duhet të jemi të interesuar të humbin jetën policët tanë në veri”./21Media

Back to top button