Zgjedhjet në Malin e Zi, Meta: Bashkëkombasit tanë ta shfrytëzojnë këtë mundësi

 

Zgjedhjet e 30 gushtit janë një mundësi e shkëlqyer për të gjithë qytetarët e Malit të Zi, për të forcuar akoma më shumë perspektivën evropianë të vendit të tyre. Kështu deklaroi presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Me këtë rast, Meta shprehu bindjen se, “bashkëkombësit tanë në Malin e Zi, do ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike përmes pjesëmarrjes së gjerë, por njëkohësisht përmes mbështetjes së tyre për alternativat shqiptare, në mënyrë që përfaqësimi i tyre në Parlamentin e Malit të Zi të rritet, si dhe në të gjitha institucionet e ardhshme qeverisëse”.

“Të jemi krenar për rolin dhe kontributin historik që faktori shqiptar në Malin e Zi ka luajtur deri sot. Por, shtoi ai, “pa dyshim që do të luajë edhe në të ardhmen, për të garantuar perspektivën evropiane të këtij vendi mik, fqinj dhe partner i pazëvendësueshëm, për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, tha tutje ai.

Back to top button