Maqedoni, 518 shkelje për mosmbajtjen e maskës
Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 518 shkelje për mosmbajtjen e maskës.
Nga MPB-ja apelojnë deri te të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara mga Qeveria me qëllim mbrojtje nga virusi korona.
Kujtojmë se dje në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 5 viktima dhe 119 raste të reja me Covid-19, ndërsa janë shëruar 297 persona./21Media