Zgjedhjet në veri, mbyllet afati për aplikim për certifikimin e subjekteve dhe kandidatëve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) ka njoftuar se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme per Kuvendin Komunal te Zveçanit dhe Leposaviqit, të cilat do të mbahen më 25 dhjetor 2022.

Gjatë kësaj periudhe (26 nëntor – 02 dhjetor 2022), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 2 aplikime për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje per komunen e Zveçanit dhe 3 per komunen e Leposaviqit, si në vijim:

Sipas afateve të miratuara nga KQZ-ja, procesi i vendimmarrjes për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve do të ndodhë deri më 6 dhjetor 2022./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button