Rezultatet e pjesës së parë kualifikojnë Portugalinë e Uruguain

Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në kuadër të Grupit H të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, ku kemi rezultate interesante.
Pas pjesës së parë, me rezultatet aktuale, biletën drejt fazës së eliminatoreve e sigurojnë Portugalia dhe Uruguai.
Portugalia po barazon 1:1 me Korenë e Jugut, ku golashënues për portugezët ishte Ricardo Horta (minuta e 5’), kurse rezultatin për koreanët e barazoi Kim Young-Gwon në minutën e 27’.
Ndërkaq, krahas këtij takimi po zhvillohet edhe përballja mes Ganës dhe Uruguait, ku ky i fundit hynë drejt zhveshtores në epërsi prej dy golave.
Uruguai po avancon 2:0 ndaj Ganës, falë dy golave të shënuar nga Giorgian de Arrascaeta në minutën e 26’ dhe atë të 32’.
Pjesa e parë
Koreja e Jugut 1:1 Portugalia
Gana 0:2 Uruguai

Back to top button