Zgjerohet lista e barnave esenciale, Vitia: Qytetarëve do t’ua kursejmë rreth 40 milionë euro

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia për RTV21 tha se është rritur buxheti për listën esenciale të barnave në 60 milionë euro nga 30 milion sa ka qenë më parë.

Ai tha se deri në muajin shtator  qytetarët nuk do të përballen me mungesën e barnave.

“Kemi dyfishim të buxhetit për pjesën e shëndetit parësor dhe diku mbi 35% për nivelin dytësor dhe tërësor me këtë shifër pra me këtë buxhet dhe me shtim të kësaj liste me 70 produkte plus të tjera deri ka shtatori, tetori i këtij viti pacientët e RKS-së, nuk do të përballen më me mungesat esenciale të cilat fat keqësisht janë përballur më herët dhe në anën tjetër do të kenë edhe një gamë më të shtuar të barnave për tu trajtuar në mënyrë sa më të mirë nga mjekët dhe infermierët tanë”, tha Vitia./21Media

Back to top button