”Zgjoi”, pjesë e edicionit të 24-të në Festivalin Ndërkombëtar të Meksikës
Filmi ”Zgjoi” me regji nga Blerta Basholli do ta vazhdoj rrugëtimin edhe në Meksikë përkatësisht në edicionin e 24-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Guanajuato.
Lajmin e ka bërë të ditur aktorja, Yllka Gashi e cila njëherësh është edhe protagonistja kryesore në këtë film.
Gashi ka shkruajtur në ”Facebook” se ky film nuk ka të ndalur.
Ky festival i filmit në Meksikë do të mbahet nga 17 deri më 26 shtator në qytetin Leon San Miguel de Allende & Irapuato.
Ndërkaq, ”Zgjoi” është në konkurrencën ndërkombëtare të filmave të metrazhit të gjatë!/21Media