Zhbllokimi i Marrëveshjes së Ohrit temë diskutimi e Lajçakut me këshilltarin e Scholz-it

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, njoftoi se në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, bisedoi me Jens Plotner, këshilltarin për politikë të jashtme dhe siguri të kancelarit gjerman, për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Lajcak shkroi me zyrtarin gjerman ka folur edhe për zhbllokimin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

“Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së , me Jens Pletner, këshilltar për politikën e jashtme dhe sigurinë të kancelarit gjerman, diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor dhe mënyrën se si të zhbllokojmë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Jam mirënjohës për angazhimin e fortë të Gjermanisë për procesin e normalizimit”, ka thënë Lajçak në rrjetin social X./21Media

Back to top button