Zhbllokohen llogaritë e Telekomit

 

Llogaritë e Telekomit të Kosovës të bllokuara më 15 korrik janë zhbllokuar. Kjo u bë e ditur nga ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.

Kuçi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se nga nesër llogaritë do t’i kthehen normalitetit.

Ai ka thënë se pas shumë përpjekjeve, sot është arritur dakordimi për zhbllokimin e këtyre llogarive.

“Nga nesër llogaritë do t’i kthehen normalitetit dhe jemi të përkushtuar që Telekomi i Kosovës të operojë me përformancë të lartë. U bëjmë thirrje punëtorëve të Telekomit që të qetësohen dhe të punojnë për një të ardhme më të mirë të kësaj ndërmarrje”, ka shkruar Kuçi në Facebook.

Federata Sindikale e Pavarur e PTK-së më 15 korrik ka njoftuar se Telekomit të Kosovës i janë bllokuar llogarit bankare nga përmbaruesi privat për rastin me “Z-Mobile”. /21Media 

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button
close button