Zhduket mjeku që trajtoi kritikun e Kremlinit, Alexei Navalnyn

 

Doktori Alexander Murakhovsky, 49 vjeç, u largua nga një bazë gjuetie të premten. Makina e tij, u gjet rreth 6.5 km nga baza e gjuetisë, e cila është në fshatin Pospelovo. Policia, një ekip i ministrisë së emergjencave dhe vullnetarët po kërkojnë në një pyll moçalor rreth 2,200 km në lindje të Moskës, raporton BBC.

Doktori është aktualisht ministër i shëndetësisë për rajonin e Omsk.

Navalny u kurua në Omsk, pastaj në Berlin. Ndërkohë që, ekspertët perëndimorë arritën në përfundimin se ai ishte helmuar, spitali i kryesuar nga Dr.Murakhovsky vitin e kaluar, këmbënguli se ai nuk kishte gjetur asnjë gjurmë të helmimit gjatë trajtimit të Navalny, i cili gati sa nuk vdiq gushtin e kaluar.

Kremlini ka mohuar vazhdimisht akuzat se agjentët e shtetit rus u përpoqën të vrisnin Navalny.

Navalny është kritiku më i shquar rus i Presidentit Vladimir Putin, të cilin e akuzoi se kishte urdhëruar sulmin në Novichok. Që nga shkurti Navalny ka qenë në burg në një koloni penale, duke shërbyer një mandat prej gati tre vjet për një çështje të vjetër përvetësimi. Ai e quajti dënimin mashtrues dhe të motivuar politikisht.

Një zëvendës i Dr.Murakhovsky – specialist i kujdesit intensive, Dr.Sergei Maximishin, vdiq në shkurt në moshën 55 vjeç, nga një sulm në zemër. Në mars, shefi i traumatologjisë në spital, Dr.Rustam Agishev, vdiq në moshën 63 vjeçare. Ai kishte pasur një goditje në tru në dhjetor. Dr.Murakhovsky ishte larguar në nëntor, për të kryesuar shërbimin shëndetësor rajonal të Omsk. Një tjetër nga zëvendësit e tij, Anatoli Kalinichenko kishte dhënë dorëheqjen në tetor./21Media

Back to top button