Zhduket një gjuhë indigjene pasi vdiq folësja e fundit

Një gjuhë indigjene nga jugu ekstrem i Amerikës së Jugut është zhdukur plotësisht pas vdekjes së folësit të saj të fundit dhe kujdestarit të kulturës së saj stërgjyshore.

Cristina Calderon vdiq të mërkurën, në moshën 93-vjeçare. Ajo kishte zotëruar gjuhën Yamana të komunitetit Yagan dhe pas vdekjes së motrës së saj në 2003 ishte personi i fundit në botë që mund ta fliste atë. Ajo punoi për të ruajtur njohuritë e saj duke krijuar një fjalor të gjuhës me përkthime në spanjisht.

”Me të një pjesë e rëndësishme e kujtesës kulturore të popullit tonë është zhdukur” tha Lidia Gonzalez. Kjo e fundit është njëkohësisht edhe një nga përfaqësuesit që aktualisht po harton një kushtetutë të re në Kili.

Gonzalez ka shtuar se fjalori, nënkuptonte se kishte shpresë për të ruajtur gjuhën në një formë.

Megjithëse kanë mbetur ende disa dhjetëra Yagan, me kalimin e brezave, njerëzit nga komuniteti ndaluan së mësuari gjuhën, e cila u konsiderua “e izoluar” pasi ishte e vështirë të përcaktohej origjina e fjalëve të saj.

Calderon jetonte në një shtëpi të thjeshtë dhe bënte jetesën duke shitur çorape të thurura në qytetin kilian të Villa Ukika, një qytet i krijuar nga populli Yagan në periferi të Puerto Williams./21Media

Back to top button