“Himena” përballet me këtë sfidë në sezonin e dytë

Tashmë ka filluar  sezoni i dytë i serialit “Pasionet e Fshehta”. Në sezonin e dytë të serialit aktorët përballen me një krim tragjik që ka të bëjë me vdekjen e një personi.
Në një intervistë televizive aktorja Paola Rey e cila luan rolin e “Himenes” ka treguar se në sezonin e dytë ajo do jetë një dizajnere e famshme.
“Himena” dhe bashkëshorti i saj “Oskari” rol të cilin e luan aktori Juan Alfonso Baptista Diaz nuk do kenë fëmijë, për çka aktorja shprehet se do vuajnë shumë.

Ky serial është rikthyer pas gati dy dekadash me vazhdimin e historisë që magjepsi shikuesit midis tetorit 2003 dhe korrikut 2004 në transmetimin e tij të parë./21Media

Back to top button