Zhduket një grua, doli nga shtëpia para dy javësh

Një grua në Pejë është zhdukur, kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor.

Rasti në polici është raportuar nga një grua tjetër gjatë ditës së djeshme dhe e njëjta ka thënë se viktima është larguar nga shtëpia më 4 nëntor dhe që atëherë nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti po vazhdon të hetohet nga policia./21Media

Back to top button