Zhduket një grua me vajzën një vjeçare

Dje në Gjakovë, një grua së bashku me vajzën një vjeçare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tyre.
Rastin në polici e ka raportuar bashkëshorti i saj, të dielën rreth orës 17:30.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar së viktima femër kosovare, bashkëshortja e tij së bashku me vajzën e tyre një vjeçare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./21Media

Back to top button