Zhduket një qytetar i Gjakovës, vëllai kërkoi ndihmën e Policisë
Një qytetar ka raportuar në Policinë e Kosovës se vëllai i tij, i cili vuan na epilepsia, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Rasti ka ndodhur të martën rreth orës 14:00, në rrugën “Lekë Dukagjini” në Gjakovë.
Njësitet policore janë duke hetuar rastin./21Media